Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza bashkë me drejtorët e drejtorive është në terren duke përcjellë nga afër situatën e krijuar nga vërshimet.
Me rastin e vërshimeve të fundit, Hamza së bashku me drejtorët e drejtorive dhe operatorët përkatës është duke e parë nga afër situatën.
“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur Hamza.
Sipas njoftimit, komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar.
Njoftimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:
Kryetari Hamza inspekton gjendjen aktuale pas reshjeve të shiut në Mitrovicë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës z.Bedri Hamza bashkë me drejtorët e drejtorive është në terren duke përcjellë nga afër situatën e krijuar nga vërshimet.
Me rastin e vërshimeve të fundit, kryetari i Komunës z.Bedri Hamza së bashku me drejtorët e drejtorive dhe operatorët përkatës është duke e parë nga afër situatën.
“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur kryetari Hamza.
Komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar./Prishtinapress/