9.2 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

‘Verratti është pasardhësi natyral i Xavit në Barcelonë’

Ish-trajneri i Nantes dhe Real Sociedadit, Raynald Denoueix, beson se Marco Verratti do të jetë një trashëgimtar natyral për Xavin në qendër të mesfushës së Barcelonës.

Italiani, 24-vjeçar, është bërë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Paris Saint-Germain që kur u transferua nga Pescara në vitin 2012, duke fituar titullin e Ligue 1 në secilin nga katër sezonet e tij në Parc des Princes, dhe duke forcuar reputacionin e tij tashmë vonë si një nga mesfushorët më të mirë në botë.

“Mesfusha e Barcelonës nuk ka qenë e njëjtë, sepse ka lojtarë të kualitetit të tillë që ata nuk mund të zëvendësohen. Ashtu sikurse Xavi, ai është i pazëvendësueshëm”, ka thënë trajneri francez për Goal.

“Apo ndoshta, më saktë, zëvendësim i Xavit është në skuadër tjetër, është Verratti. Ai ka vërtetë të njëjtin stil”, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se stili i PSG është që të ketë topin në posedim. Ne po flasim për Verrattin, por ka edhe të tjerë”.

“Kur ne kemi Verrattin në ekip, është si kur të kemi Iniestan ose Busquetsin, logjika është që të kaloj nëpër mesfushë”, përfundoi Denoueix.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img