Site icon PrishtinaPress

Veriu nuk gjen qetësi, tri sulme me granatë dore në Ranilluk – Policia nis hetimet për gjetjen e autorëve

Në orët e mbrëmjes të së enjtes u raportua për një shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, Lajmi më pas u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohë, gjatë ditës ka pasur shumë reagime nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithatë, ky nuk ka qenë incidenti i vetëm në Veri, pasi tri të reja janë shënuar mbrëmë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se tri sulme me granatë dore kanë ndodhur mbrëmë në tri lokacione të ndryshme në Ranilluk, derisa nuk dihet ende se kush ishte autor i incidenteve.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku deklarojnë se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Gllogoc të Ranillugut ndërsa të tri rastet kanë ndodhur në oborrin e shtëpisë të disa personave të komunitetit serb.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturat të cilat ishin të parkuara në oborr”, deklarohen nga Policia.

Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në Ranillug.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore), por ajo nuk kishte shpërthyer. Njësiti për deminim ka larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes”.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ndërkombëtaret kanë rea

deklaroi se ky rast mund të jetë i lidhur me arrestimin e tre serbëve të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.

“Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës.” – tha ai.

Sipas Sveçlës, një situatë e tillë erdhi si shenjë revolte nga grupe kriminale, derisa më pas u shpreh si vijon:

“Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës.

Reagon edhe komuniteti ndërkombëtar

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, u shpreh i tronditur duke u bërë thirrje autoriteteve për hetim.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë.” – tha ai.

Bashkimi Evropian ndërkaq, përmes zëdhënësit Peter Stano u shpreh që po e ndjekin situatën me shqetësim.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka de-eskalim të tensioneve. Dëshiroj që ta ripërsërisë se jemi duke përcjellur me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë nëse kjo gjë do të jetë e nevojshem.” – tha Stano në konferencën e tij të rregullt ditore për gazetarë.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano u shpreh se incidente të tilla tregojnë nevojën urgjente për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, derisa dënoi rastin.

“Plotësisht dakord me Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë. Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata dhe nënvizojnë nevojën urgjente për të de-përshkallëzuar. EULEX-i dënon çdo formë dhune si të papranueshme.” – ka shkruar ai në Twitter.

Exit mobile version