-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veriu është bombë e kurdisur, të themelohet Ushtria e Kosovës

Përballja me Serbinë, veriu i Kosovës, projekti i Serbisë që Kosova të del ‘shtet i dështuar’, synimi i Serbisë që të ndikojë në juridiksionin e Gjykatës Speciale, tentimi i Rusisë për ndikimin në Ballkan, pakënaqësitë qytetare, korrupsioni dhe krimi i organizuar, rreziqet sociale e ekonomike, ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm, dhe zhvillimet globale që mund të ndikojnë në sigurinë rajonale janë sfidat dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare të Kosovës gjatë vitit 2017.

Institucionet e Kosovës duhet që në mënyrë urgjente të transformojnë FSK-në në mision të ri ushtarak dhe të mbrojtjes, si dhe të ndërtojnë kapacitetet e plota në mënyrë të mos realizohet projekti i Serbisë për dështimin e shtetit të Kosovës.

Kështu është diskutuar sot në Tryezën e Rrumbullakët me titull “Sfidat e Sigurisë së Kosovës 2017”, të organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë.

Burim Ramadani nga SPRC-ja theksoi se viti 2017 është vit i rëndë për sigurinë e Kosovës dhe qëllimi i tryezës është të identifikojë sfidat e sigurisë dhe të rekomandojë politika të institucioneve të Kosovës në çështje të sigurisë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, përmendi katër kërcënime të sigurisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

“Tensioni me Serbinë, ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm, krimi i organizuar dhe, më i rëndësishmi, shtrirja e ndikimit rus në Kosovë përmes mekanizmave që ajo i kontrollon”, tha ai.

“Veriu i Kosovës është bombë e kurdisur, por kjo situatë është duke u monitoruar në vazhdimësi”, tha zëvendësministri Mustafa.

Deputeti Nuredin Ibishi theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes parlamentare mbi sektorin e sigurisë gjatë kësaj periudhe dhe për strategjinë e re të sigurisë kombëtare që duhet të hartohet.

“Me ndryshimin e Ligjit për FSK-në të bëhet i mundur ndryshimi i misionit të FSK-së, që të ecën rrugës së vet të ngritjes së kapaciteteve”, tha deputeti Ibishi.

Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati, theksoi domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, duke shprehur bindjen e tij se çështjet e mbrojtjes duhet të trajtohen seriozisht.

“Nuk është e ndaluar që FSK-ja të ketë armatim të mbrojtjes. Qeveria dhe Parlamenti në mënyrë urgjente duhet t’i bëjnë ndryshimet ligjore për t’i hapur rrugë FSK-së në modernimin, armatimin dhe misionin e ri ushtarak”, tha gjeneral Kastrati.

Avokati dhe analisti politik, Dastid Pallaska, tha se janë tri grupe kërcënimesh ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës.

“Kërcënimi i parë është ndryshimi i rendit botëror, produkt i të cilit rend para disa vitesh ka qenë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës. Kërcënimi i dytë është procesi i delegjitimit të shtetësisë së Kosovës, përmes përpjekjeve të Serbisë dhe përmes diskursit politik të disa partive të papërgjegjshme dhe të papërgjegjësisë së Qeverisë. Kërcënimi i tretë është nocioni i shtetit të dështuar, ku përfshihet krimi e korrupsioni, keqqeverisja, paaftësia për krijimin e institucioneve që dalin nga zgjedhjet e të ngjashme”, tha Pallaska.

Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti Agim Çeku përmendi se Kosova në vitin 2017 përballet me pakënaqësinë qytetare, projektin e Serbisë që Kosova të jetë shtet i dështuar, si dhe ndryshimi i rendit botëror.

“Faktorë të jashtëm që ndikojnë në sigurinë e Kosovës janë edhe ekstremizmi i dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe kriza e emigracionit”, tha Çeku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img