Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e bizneseve se si do të pozicionojnë shtëpizat e tyre në shesh për tregun e fundvitit “Verë n’Dimër”.
Ky treg u parapa që të fillonte më herët, por Komuna sot njoftoi se ai do të fillojë nga e hëna, më 4 dhjetor.
“Në këtë skicë gjeni pozicionimin e bizneseve sipas numrave në përputhshmëri me listat e paraqitura me emrat e bizneseve në krahët e specifikuar. Ftojmë bizneset që të përgatisin shtëpizat e tyre!”, ka njoftuar Komuna bizneset.