Site icon PrishtinaPress

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Veprimtari dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Berisha, ka folur për dekadën para çlirimit të Kosovës, 1998/99.

Ai, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, ka foli edhe për disa ngjarje që lanë gjurmë në historinë e vendit.

I pyetur se si u ndje kur pa se presidenti Rugova ishte marrë peng nga presidenti serb Millosheviq, ai tha se marrja e tij peng nuk duhet e as nuk guxon të trajtohet si shkuarje e Rugovës me vetdëshirë në Beograd.

“Kur i shikon këto ngjarje, është e turpshme dhe e pandershme që Rugovës nuk iu gjet kurrkush afër, bile-bile edhe për ushtarakët duhet një vërejtje. Po si mundet një presidenti siç ishte Rugova mos me iu gjet afër aty, por përkundrazi, për shembull në Tiranë njerëzit vrapuan me e shpall edhe tradhtar”, tha ai.

Exit mobile version