1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Veprimi i paprecedent ndaj gazetares, Edi Rama i quan “imagjinare” pretendimet dhe s’kërkon falje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas një veprimi të tij të paprecedent në një konferencë për media, ku e shtyn me dorë gazetaren Ambrozia Meta, pasi ajo ndërhyn me një pyetje.

Rama ka thënë se s’bëhet fjalë për kërkim falje, meqë sipas tij, s’ka pasur kurrfarë “agresioni” dhe se për këtë janë të gjithë gazetarët dhe kamerat aty dëshmitarë.

“Jo më vjen keq dhe jo vetëm nuk kam asnjë ndjesë për të kërkuar, por e hedh poshtë të gjithë karakterizimin e “liderit që ka treguar përbuzje ndaj shtypit kritik”, që thjesht nuk është e vërtetë sepse tani ka shumë vite që nuk angazhohem në çdo lloj debati të nxehtë legjitim me çdo gazetar”, ka shkruar Rama.

“Sa i përket sjelljes “të pafalshme”, si një ish-pionier i shtypit të lirë në vendin tim kur fjala ime e lirë rrezikoi jetën time, ndihem plotësisht i autorizuar të them se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit. Përndryshe, shoqëritë tona demokratike janë vërtet në telashe”, ka përfunduar Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img