1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Vepra e artit mbi “Gërmi” që rihapi debatin për mbindërtimet në Prishtinë

Artisti Alban Muja nëpërmjet instalacionit artistik ka risjellë në vëmendje debatin për ndërtimet ilegale në Prishtinë.

Pas katër vjetësh u kthye sërish në qendër të vëmendjes.

Mirëpo, kësaj here nuk po diskutohet se çfarë duhet të ndodhë me objektin e ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia”.

Kureshtje po ngjall një mbindërtim, që tash e disa ditë është vendosur mbi këtë objekt. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për ndërtim ilegal, por për një vepër artistike të emërtuar “Mbi të gjithë”.

Por, nga erdhi ideja për këtë instalacion, tregon vetë autori Alban Muja.

Vepra artistike është pjesë e bienales evropiane nomade “Manifesta” që këtë vit edicionin e 14-të po e mban në kryeqytetin kosovar. Muja tregon mesazhin që përcjell kjo punë e tij.

Ndërtesa e “Gërmisë” është vetëm një ndër 25 lokacionet e bienales që pritet të mbledh qindra vizitorë nga e gjithë bota. E ndërtuar në vitet 1970-1972, sipas projektit të arkitektes Liljana Rashevski, “Gërmia” ishte qendra e parë tregtare në Prishtinë. Ajo është një ndër objektet më ikonike të modernizmit në qytet dhe pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img