Gynen Venhari nga Geopost ka thënë që Serbia po përgatit shumë skenarë që e paraqesin Kosovën si palë destruktive.
Prandaj, Venhari tha që Kosova nuk duhet të bie në këtë grackë, duke treguar kështu kujdes të shtuar.
“Jo vetëm skenarët e majit, ekzistojnë shumë skenarë të cilët Serbia i përgatit dhe dëshiron ta destabilizojë dhe ta qesë Kosovën si palë destruktive”, ka thënë Venhari në Info Magazine e Klan Kosovës.
Kjo është mjaft e rrezikshme për atë Prishtina dhe institucionet tona duhet të jenë vigjilente, komunikim normalisht me ambasadën amerikane dhe institucionet tjera ndërkombëtare që të mos bien në atë grackën e fillimit të propagandës dhe narracionit serb i cili po zhvillohet ditëve të fundit në mediat e Serbisë dhe mos të bien në grackë si herëve të tjera, ndoshta edhe të kenë kujdes të shtuar”.