Site icon PrishtinaPress

Vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, e dëmshme për prodhuesit dhe bizneset

Vendosja e masave ndëshkuese e BE-së ndaj Kosovës, ka stagnuar që në fillim zhvillimin e veprimtarisë së bizneseve vendore. Afaristi\nga Prishtina, Xhevat Muqa, thotë se si kompani është atakuar që në fillim me pasojat e këtyre masave.

”Në momentin kur kanë hyrë në fuqi këto masat, ne e kemi pas me KFOR-in Italian tri kontrata që është dasht me u bo punimet. Në momentin qe janë futur këto masa në fuqi KFOR-i italian i ka ngri të gjitha punimet tona, për shkak të atyre masave që ndodhën, por për fat të mirë pas një kohe ndoshta 30 ditore, ato vzhduan përsëri dhe ju kemi rikthy përsëri punëve tona, por neve cfarë na ka pengu eshtë që ne në planifikimin e punimeve tona na ka pengu shumë sepse kanë qenë tri projekte dhe pastaj kjo ka zgjatë 30 ditë derisa e kemi marrë konfirmimin e dytë që ne të fillojmë me punët tona”, tha Xhevat Muqa, biznesmen.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës thotë se ndikimi i këtyre masave ka filluar të vërehet tashmë. Berat Mustafa nga ky klub thotë se masat do të afektojnë direkt edhe në konkurrencën e tregut vendor dhe ndërkombëtar të prodhuesve.

”Kanë fillu vetëm të vërehen shenjat e para të biznesit, mungesa e qarkullimit euros në tregun tonë. Unë kisha bo apel dhe e kisha lut qeverinë që të bojnë një zjidhje sa më shpejt që të mos vazhdojë sepse pasojat sigurisht se do të vërehen më vonë dhe do të kemi penalizime dhe nuk do të mund të jemi konkurues si prodhues në tregun vendor dhe ndërkombëtar po ashtu edhe në krahasim me importin e madh që kemi nga regjioni. Sigurisht se kjo vlerë nuk është një vlerë e vogël po bohet fjalë për 150 milione deri në 200 milionë euro ndihmë nga BE, sigurisht se kjo nuk është një vlere e vogël per prodhuesit vendorë”, tha Berat Mustafa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Masat e vendosura nga BE, u cilësuan të padrejta edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Por njohës të fushës thonë se përveç stagnimit ekonomik, masat do të sjellin edhe pasoja politike për vendin. Ish zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra mendon se BE-ja do të duhej të ishte më korrekte ndaj Kosovës.

”Mendoj se BE nuk po tregohet korrekte, ne raport me Kosovën po e përdorë shkopin, kurse në raport me Serbinë po e përdorë karrotën. Unë e kuptoj se disa veprime të kryeministrit tonë në mos koordinimin me shtetet aleate dhe me BE -në kanë ndikuar që ata të ndërtojnë një mosbesim ndaj qeverisë Kurti dhe faktikisht këto janë edhe pasojat të cilat ne po i shohim tani. Mirëpo mos harroni se edr Serbia vazhdon të jetë jo konstruktive. Deri më tani nuk kemi parë një garanci nga Vuçiqi se së pari do të përfundojë ndikimin politik në pjesën veriore gjë që do të hapte rrugë për zhvillimin e proceseve politike për zgjedhje e për të gjitha të tjerat, dmth ky jopropocioalitet mua më pengon dhe mendoj se nuk është i drejtë”, tha Magbule Shkodra, Ish zëvendësministre e Zhvillimit Rajonal.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të faktorit ndërkombëtar për ulje të tensioneve në veri të Kosovës në muajt maj e qershor. Ndërkaq, me qëllim të shtensionimit të situatës, Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje më 10 korrik në Bratislavë për marrjen e disa hapave që do të ndikonin në de-eskalim të situstës në veri./21Media

Exit mobile version