4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vendoset tabelë para shtëpisë së Sheshelit: Rrezik! Shtëpia e kriminelit të luftës

Aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) kanë vendosur tabela në fshatin Hrtkovci të Vojvodinës, me qëllim që t’i kujtojnë publikut krimet kundër njerëzimit për të cilat lideri i Partisë Radikale Serbe dhe kandidati i sivjetshëm për deputet të Serbisë, Vojislav Sheshel, u dënua.

Tabelat në anë të rrugës u vendosën pranë shtëpisë së Sheshelit, raportoi REL.

Sheshel u dënua me burg para Tribunalit të Hagës për nxitje të persekutimit, dëbimit dhe zhvendosjes së detyruar të kroatëve në fshatin Hrtkovci në vitin 1992.

Ai u lirua në nëntor 2014 për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Hagës, Shesheli ishte anëtar i parlamentit republikan nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Aktivistët e YIHR theksojnë se të gjithë aktorët politikë në fushatën zgjedhore kanë për obligim të veprojnë me dinjitet dhe të përmbahen nga deklaratat luftarake që fyen viktimat e çdo kombësie.

Në raportin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, i cili u publikua më 23 nëntor, shkruhet se mijëra të dyshuar për krime lufte në vendet e ish-Jugosllavisë ende nuk janë ndjekur penalisht dhe se koha po kalon për drejtësi.

Mijatoviq, deklaroi në raport se në Ballkanin Perëndimor nuk ka vullnet politik për t’u marrë me të kaluarën e luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img