-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Vendoset gurthemeli i çerdhes në Fushë Kosovë, Nagavci flet për shtimin e inspektorëve shkollorë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bëri vendosjen e gurthemelit të çerdhes në Fushë-Kosovë.

Ministrja theksoi se ndërtimi i saj është më se i nevojshëm për shkak të numrit të madh të banorëve që ka kjo komunë.

Gjatë prononcimit të saj për media, Nagavci u pyet rreth rastit të keqtrajtimit një të fëmije trevjeçar në një çerdhe në Fushë-Kosovë kohë më parë, dhe çfarë do të ndërmerret për t’u mos përsëritur më të tilla raste.

Ajo tha se synim i ministrisë është të parandalohet keqtrajtimi dhe abuzimi i fëmijëve dhe të fillojë bashkëpunimi me komuna dhe të plotësohet infrastruktura me inspektorë shkollorë.

“Ne kemi qenë në kontakt të menjëhershëm me Drejtorinë Komunale të Arsimit këtu po ashtu edhe inspektorët kanë qenë menjëherë këtu, dhe kërkesa, synimi jonë është që të mos reagohet vetëm në rastet kur ndodhin çfarë do keqtrajtimi apo abuzim me fëmijët por që të parandalohet”, u shpreh Nagavci.

“Në këtë pikë përveç një planifikimi dhe intensifikimi të punës në ministri, synimi jonë është edhe fillimi i bashkëpunimit me komuna dhe po ashtu edhe plotësimi i infrastrukturës me inspektorët shkollorë që do të ndihmojnë në komuna”, u deklarua ajo. /klankosova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img