Stadiumi i kryeqytetit i cili është në rinovim e sipër tashmë e ka marrë emrin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Madje Gazetasheshi.com ka siguruar imazhe teksa punëtorët po i vendosnin emrin arenës së re të Përfaqësueses së Kosovës.
Informacioni se stadiumi i kryeqytetit do ta bartë emrin e legjendës Vokrri është konfirmuar edhe nga zyrtarët komunalë të Prishtinës.
Më poshtë keni mundësi ti shihni disa imazhe nga vendi i ngjarjes: