Vëllai i Faton Hajrizit, Artan Hajrizi, ka bërë të ditur se kanë vendosur kamera të sigurisë tek varri i Faton Hajrizit.
Ai ka thënë se ato kamera janë vendosur nga familja, për ta vëzhguar varrin.
“S’është asgjë, ajo është e ligjshme. Nuk jemi aty, për shembull unë e shikojë nga Gjermania, vetëm për këtë. Nuk mund ta dëmtojë askush varrin e tij, ai që e dëmton varrin e tij, ai nuk është shqiptar”, ka thënë Artan Hajrizi në Klan.