Site icon PrishtinaPress

Vendosen barrikada të reja në veri, bllokohet lagjja e Boshnjakëve

Barrikada të reja janë vendosur mëngjesin e sotëm në veri të vendit.

Një barrikadë e re prej tre kamionësh është vendosur tek udhëkryqi afër shkollës teknike, në veri të Mitrovicës.

Ky është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Po ashtu, një barrikadë tjetër është vendosur në vendin e njohur si “Dudin Kërsh” në Zveçan, që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit.

Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor kur bandat kriminale serbe vendosën barrikadat e para.

Ndryshe, që nga 10 dhjetori serbët e veriut kanë ngritur barrikada në disa pika në pjesën veriore të Kosovës, si kundërshtim për arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Pantiq u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri.

Barrikadat në veri po vëzhgohen nga Policia e Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it./Prishtinapress/

Exit mobile version