3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vendos Zyra e Kurtit: Grevat e mjekëve janë të jashtëligjshme

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Zyra Ligjore e Kryeministrit i është përgjigjur në pyetjen për ligjshmërinë e grevave në sektorin e shëndetësisë.

Kodra ka publikuar edhe përgjigjen e plotë e cila thotë se për shkak të gjendjes emergjente në shëndetin publik grevat e mjekëve janë të jashtëligjshme, përcjell Insajderi.

“Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dijm se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik. Përgjigjeja është JO, nuk është e ligjshme një grevë e tillë”, ka thënë Kodra.

Ai ka theksuar se viktimizimi i pacientëve nga ana e mjekëve me veprime joligjore është i pa pranueshëm.

“Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të  merreshin institucionet e drejtësisë! Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëhere, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies”.

Postimi i plotë në Facebook:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img