Site icon PrishtinaPress

Vendos Qeveria, nuk ka pushim të hënave kur festa zyrtare bie në fundjavë

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ndër vendime që është marrë në mbledhjen e sotme që ditët e festave zyrtare kur bienj të shtunë ose të diel, nuk do të pushohet më të hënën.

“Qeveria e konsideron të nevojshme që ky projektligj duhet të plotësohet dhe ndryshohet dhe neni 4 të fshihet në tërësi dhe të riformulohet si në vijim: ‘Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, nuk do të jenë ditë pushimi ditët pasardhëse të punës’”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Exit mobile version