-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

VENDOS Qeveria: Mbyllen lojërat e fatit për periudhën 10 vjeçare

Qeveria “Haradinaj” ka miratuar kërkesën e Kuvendit rreth mbylljes së gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.

“Ne po zbatojmë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës. Kërkesë për Qeverinë të pezullohet lojrat e fatit për një periudhë 10 vjeçare. Lojërat e fatit ndalohen të gjitha”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditë më parë një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku ishte kërkuar pezullimi i aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dhe plotësim/ndryshimi i ligjit përkatës.

Kjo rezolutë që mori mbështetjen e 74 deputetëve, përveç pezullimit të aktivitetit të lojërave të fatit, kërkoi nga Qeveria që të sjellë një ligj për t’i ndaluar ato.

“Qeveria brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare”, tha shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa lexoi tekstin e rezolutës.

Në javën e fundit, në Kosovë, dy persona u vranë brenda dy kazinove.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët gjatë ditës, përmes një postimi në Facebook i ofroi mbështetje rezolutës së deputetëve të Kosovës, duke thënë se ai ka kërkuar “inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img