Qeveria e Kosovës, në mbledhjet e sotme ka emëruar anëtarët e bordit të KEK-ut.
Kryeministri Albin Kurti tha se kanë aplikuar 72 kandidatë, teksa tha se komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet ku janë përzgjedhur pesë anëtarë.
Si kryesues i Bordit të KEK-ut është emëruar Skënder Haziri, ndërsa Merita Kasapolli, Berzar Halilaj, Valbona Raifi, Mustafa Pllana e Valdrin Krasniqi anëtarë.