4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vendos Qeveria, furnizimi i Rezervave Shtetërore me mallra pa procedura të prokurimit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore.

“Vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, sot në një konferencë shtypi kanë thënë se Kosova ka mjaftueshëm rezerva shtetërore, duke përfshirë miellin dhe naftën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img