Site icon PrishtinaPress

Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për dallavere me rezervat e shtetit

Gjykata e Prishtinës ka vendosur t’ua jap 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezarvat shtetërore.

Tre të dyshuarit, dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara bashkë me afaristin Ridvan Muharremi janë arrestuar dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Caktimin e paraburgimit prej 30 ditëve e ka konfirmuar për media Durim Osmani, avokati i të dyshuarit Irfan Lipovica dhe Bekim Kelani, avokati i të dyshuari Hafiz Gara.

Përveç arrestimeve, dje janë kryer edhe bastisje për disa orë në zyret e MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Bastisjet dhe arrestimet erdhën pas një publikimi të audioincizimeve të medias ‘Nacionale’ për rezervat shtetërore./Kallxo.com/

Exit mobile version