-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi zyrtar i Qeverisë Kurti për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka kundërshtuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti, një propozim ky që ishte bërë nga opozita.

Në mbledhjen e mbajtur sonte në formë elektronike, Qeveria ka kundërshtuar këtë propozim të opozitës, përmes të cilit qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohej tërheqja e 30 përqind të mjeteve nga Trusti penzional.

Sipas Qeverisë, tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë.

“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme. Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img