Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit të Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kosovës tani i ka mbetur vetëm një hap për anëtarësim në KiE, që është votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj nëse hyn në rend dite.
Për lajmin ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se “sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian”.
Postimi i plotë:
Sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian.
Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë.
Falenderim nga zemra të gjithë atyre që nëpërmjet votës PËR mbështetën të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kauzën tonë për të drejta të njeriut. Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike!
Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!