Site icon PrishtinaPress

Vendimi për Klan Kosovën, ish-Ambasadori: Mu kujtua kur u mbyll RTP në gjuhën shqipe

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se vendimi për pezullimin e licencës së Klan Kosovës është njëra nga vendimet më të errëta që është marrur nga ndonjë qeveri e Kosovës në periudhën e pasluftës!

“Ky akt që do të shënohet në historinë e Kosovës si sulmi më i rëndë ndaj lirisë dhe pavarësisë së mediave në periudhën e pasluftës”, është shprehur Peci.

Ai tha se në këto momente i është kujtuar 5 korriku i vitit 1990, kur është mbyllur RTP në gjuhën shqipe.

“Nuk e di as vete se si m’u kujtua në këtë moment 5 korriku i vitit 1990 kur u mbyll RTP në gjuhën shqipe! Çfarë ndodhi sot është e patolerueshme, dhe nuk mund të tolerohet!”.

Exit mobile version