-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Supremes: Qytetarët kanë të drejtë t’i kërkojnë paratë që iu faturuan për rrymën në veri

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me faturimin e qytetarëve të Kosovës, për rrymën e shpenzuar, por të pa-paguar në katër komunat veriore.

Sipas këtij aktgjykimi të Supremes, konsumatorët që kanë paguar për energjinë elektrike të shpenzuar në veri, kanë të drejtë për kthimin e këtyre mjeteve.

Supremja ka konstatuar se Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, drejtë e kanë vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë kanë aplikuar të drejtën materiale me mënyrën e vendosjes, përkatësisht aprovimin si të bazuar të kërkesëpadisë së paditësit Avokati i Popullit, dhe anulimin e vendimit të ZRRE, transmeton prishtinapress.net

“Prandaj, nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore. Prandaj me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me nenin 55 par. 4, të Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut. Andaj bazuar në nenin 194 të LMD, konsumatorët, të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lindë e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”, ka njoftuar Supremja.

Njoftimi i plotë i Supremes:

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të parashtruar nga e paditura, Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRRE), kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit AA nr. 990/2021.

Në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit, Avokati i Popullit kundër të paditurës, Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRRE), me bazë juridike, anulim i vendimit të paditurës duke vendosur sipas kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga e paditura ZRRE, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 09 mars 2023, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të parashtruar nga ZRRE.

Edhe Gjykata e Apelit me aktgjykimin AA nr. 990/2021, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e të paditurës, ZRRE, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.nr. 1373/17, e ka vërtetuar.

Kolegji i Gjykatës Supreme lidhur me objektin e çështjes në shqyrtim, konstaton se gjykatat e instancave më të ulëta, drejtë e kanë vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë kanë aplikuar të drejtën materiale me mënyrën e vendosjes, përkatësisht aprovimin si të bazuar të kërkesëpadisë së paditësit Avokati i Popullit, dhe anulimin e vendimit të paditurës ZRRE, lidhur me faturimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për rrymën e shpenzuar, por të pa-paguar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, (ashtu që nga KEDS rryma e shpenzuar atje bazuar në vendimin e ZRRE-së, u është faturuar qytetarëve të pjesëve të tjera në emër të kthimit të kostove të tjera të humbjeve në sistemimin e transmisionit, pa të drejtë dhe bazë ligjore).

“Prandaj, nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mos inkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mos pasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore. Prandaj me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me nenin 55 par. 4, të Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut. Andaj bazuar në nenin 194 të LMD, konsumatorët, të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lindë e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img