1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Speciales, sa orë do t’ju lejohet vizita e familjarëve të të akuzuarve në Hagë

Nga 15 korriku, të akuzuarve në Hagë do t’ju lejohet privatësi e plotë për tre orë me familjarët e tyre.

Për muaj të tërë vetëm i dëgjuan e i shikuan nga larg.

Por nga 15 korriku do të mund edhe t’i takojnë nga afër.

Por takimi mes ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre nuk do të zgjas shumë.

Këto takime do të zgjasin vetëm tri orë.

Kështu është paraparë në rregulloren e publikuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në bazë të kësaj rregulloreje, gjithë këtyre do të ju lejohet të kalojnë kohë me të afërmit e tyre në paraburgimin e Speciales pa u vëzhguar nga punëtorët e Scheveningen.

Edhe ambienti ku do të takohen të akuzuarit me familjarët do të jetë një ambient që është jashtë rrezes së shikimit dhe dëgjimit të oficerëve të paraburgimit.

E për të hyrë deri në këto ambiente, vizitorët fillimisht duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë.

Pjesë e kontrollit do të jenë edhe gjësendet që do të merren nga vizitorët, të cilët nuk do të mund t’i shkëmbejnë direkt me të akuzuarit.

Përveç familjarëve, të akuzuarit në Hagë në bazë të udhëzimit të lëshuar nga Specialja, do të mund të vizitohen edhe nga përfaqësuesit konsullorë të shtetit të Kosovës.

Vizitat nga anëtarët më të gjerë të familjeve të të paraburgosurve pritet të nisin në gusht apo në shtator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img