2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Qeverisë: ​Institucionet publike e private obligohen të reduktojnë stafin për shkak të coronavirusit

Qeveria e Kosovës ka obliguar institucionet private dhe publike të organizojnë në distancë punën me stafin dhe bartjen e maskave si pjesë e luftës për parandalimin e coronavirusit, në kohën kur vendi për dy ditë me radhë është përballur me numrin më të lartë të rasteve të reja që nga shpërthimi i pandemisë në mars.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë është përkrahur vendimi që të gjitha institucionet publike dhe private të organizojnë punën me stafin e tyre duke respektuar distancën ose online nga shtëpitë e tyre.

Ministri Armend Zemaj tha se kjo bëhet me rekomandim të IKShP-së, ku shtoi se të gjithë institucionet publike e private obligohen të shtojnë kontrollet rigoroze për bartje të maskave.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes IKSHPK na ka rekomanduar neve si Ministri e Shëndetësisë, të përkrahim vendimin që të gjitha institucionet publike e private obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike apo nga shtëpitë, online, që nënkupton të reduktohet stafi. Të gjitha institucionet publike dhe private të shtojnë kontrollet rigoroze të bartjes së maskave”, tha Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img