1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i prerë i Thaçit: Nëse shkarkohet drejtori i AKI-së, do të largohen edhe këta dy persona!

Arrestimi i gjashtë gylenistëve në vendin tonë ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të lirojë nga detyra drejtorin e AKI-së Driton Gashin si dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn.

Mirëpo, pa miratimin e Presidencës së Kosovës, vendimi për shefin e Inteligjencës nuk mund të jetë i plotfuqishëm.  Sipas ligjit për AKI-në shkarkimi i drejtorit të AKI-së kërkon edhe nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi

Ndërsa, lidhur me këtë rast, janë zbardhur detajet e vendimit të fundit të presidentit të Republikës, Hashim Thaçi rreth shkarkimeve në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Indeksonline mëson se i pari i shtetit ka marrë qëndrim të prerë se në rast se largohet nga detyra shefi i AKI-së, atëherë do të ketë edhe një varg shkarkimesh tjera.

“…nëse shkarkohet Gashi, atëherë kësaj vije do të jenë edhe zv/drejtori i AKI-së, Latif Merovci  si dhe kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani”, ka thënë ky burim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img