Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e Klan Kosova lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit së televizionit.
Për këtë, gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se e premtja është “ditë zie për demokracinë”.
Ai më tutje ka thënë se sot “diktatura mori formën më brutale kundër lirisë dhe demokracisë”.
Kajtazi ka bërë thirrje që të bojkotohet puna e Qeverisë.