0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i MINT për Klan Kosova, reagon Flaka Surroi

Gazetarja Flaka Surroi ka reaguar lidhur me vendimin e pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës dhe ka thënë se këtu janë “dy palë fajtorë” në çështje.

Ajo ka thënë se nëse është i vërtetë arsyetimi për pezullimin e certifikatës se është bërë shkelje Kushtetuese, atëherë njëjtë shkelje do të ishte shkelje e Kushtetutës fakti i regjistrimit të mediumit me këso dokumente nga një institucion shtetëror.

“Për të konstatuar fajësinë përbenda, nuk ka nevojë për kallëzim penal të kujtdo në ARBK, për shkak se institucioni do të duhej ta ketë dosjen dhe duhet të ketë procedura të brendshme që vërtetojnë se kush i ka pranuar dokumentet dhe kush e ka lejuar regjistrimin në këtë formë. Gjithashtu do të duhej të kishte kompetencë të mjaftueshme për të konstatuar se çfarë implikimesh fiskale apo të ngjashme ka pasur apo ka mundur të ketë regjistrimi me dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës.”, ka thënë Surroi.

Ky është shkrimi i saj:

Refuzimi i ankesës së Klan Kosovës në fakt i identifikon dy palë fajtorë në të gjithë çështjen – kjo në rast se gjykata vendos kështu në formë të plotfuqishme.

Po qe se arsyetimi për ta pezulluar certifikatën është shkelja e Kushtetutës dhe mohimi i shtetësisë së Kosovës nga ana e atyre që janë regjistruar si pronarë të mediumit, atëherë po aq shkelje e Kushtetutës është vetë fakti i regjistrimit të mediumit me këso dokumente nga një institucion shtetëror.

Për të konstatuar fajësinë përbenda, nuk ka nevojë për kallëzim penal të kujtdo në ARBK, për shkak se institucioni do të duhej ta ketë dosjen dhe duhet të ketë procedura të brendshme që vërtetojnë se kush i ka pranuar dokumentet dhe kush e ka lejuar regjistrimin në këtë formë. Gjithashtu do të duhej të kishte kompetencë të mjaftueshme për të konstatuar se çfarë implikimesh fiskale apo të ngjashme ka pasur apo ka mundur të ketë regjistrimi me dokumente që mohojnë shtetësinë e Kosovës.

Komisioni i Pavarur i Mediave, NUK do të duhej të vendoste për licencën e Klan Kosovës, pa përfunduar procedura gjyqësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img