0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i MIA-s për lejimin e qarkullimit të linjave ndër-urbane

Autobusët urbanë dhe ndër-urbanë edhe zyrtarisht do të lejohen ta rifillojnë qarkullimin, pas një ndërprerje dy-mujore të aktivitetit, shkaku i pandemisë SARS-COV2.

Me fillimin e fazës së dytë është paraparë lehtësimi i disa masave dhe me këtë rast edhe fillimi i qarkullimit të linjave urbane dhe ndër-urbane, të cilat duhet t’i respektojnë disa masa.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përmes një vendimi ka lejuar edhe qarkullimin e linjave ndër-urbane. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës.

“Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor”, thuhet në një njoftim, përcjell FaktePlus.

Ndërkohë në vendim parashihen edhe masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarrin kompanitë e transportit publik.

Ato duhet ta bëjnë dezinfektimin e hapësirës tri herë në ditë; të shfrytëzojnë 50 % të kapaciteteve të mjeteve duke respektuar distancën fizike; në një set ulësesh të mos e lejojnë më shumë se një person etj.

Kurse edhe udhëtarët duhet të kenë masa mbrojtëse.

Ky është vendimi i plotë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img