0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Kurtit sot, si përcaktohet punësimi në administratën e shtetit i personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri Albin Kurti ka marrë sot vendim që obligon organet e administratës shtetërore të plotësojnë kuotën për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Integrimi profesional dhe angazhimi në punë i personave me aftësi të kufizuara rregullohet me ligj në Kosovë. Qeveria sot ka kërkuar që ky të zbatohet.

Ligji për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara thotë se çdo punëdhënës është i obliguar të punësojë një person me aftësi të kufizuar në çdo 50 punëtorë.

Tutje, Ligji në fjalë parasheh që punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet obligohet që për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara të paguajë në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi prej 1% të shumë së pagës minimale.

LIGJI Nr. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA 

Në njoftimin e sotëm të Qeverisë thuhej se organet e administratës shtetërore obligohen që të ndërmarrin veprime për të siguruar qasje në institucionet për të punësuarit me aftësi të kufizuar.

Vendimi qeveritar, thotë njoftimi, hyn në fuqi sot dhe institucionet përgjegjëse obligohen të zbatojnë atë në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img