-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vendimi i Kurtit për t’ia regjistruar pronat Manastrit të Deçanit, Szunyog: Ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Szunyog ka thënë e kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img