Familja e Donjeta Pajazitajt është tronditur me vendimin e Gjykatës Supreme, për lirimin e Naser Pajazitajt nga akuzat për vrasjen e Donjetës.
Sipas nënës së Donjetës, kjo gjë ka mundur të ndodhë vetëm nëse ka pasur korrupsion.
Ajo përveç dëshpërimit që shprehu n në një intervistë për Periskopin, ajo ka kujtuar ditën e fundit që kishte me të, raporton periskopi
“Ia kam përgatitë bukën që ajo e pëlqejke ma s’shumti – ia kam dhënë me veti, m’ka puth në të dy faqet edhe u nisë”, tha znj.Pajazitaj me lotë në sy