-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vendimet e paligjshme të Qeverisë Begaj dëmtojnë buxhetin e komunës për 242 mijë euro

Komuna e Malishevës vitin e kaluar ka paguar hiq më pak se 242 mijë euro në emër të padive të ngrituara ndaj saj në gjykata.

Kjo shumë është shumë e lartë krahasuar me shumat e viteve të kaluara për raste të tilla dhe krahasuar me buxhetin e vogël që ka komuna  e Malishevës.

Vet Begaj ditë më parë ka reaguar ndaj qeverisë së Kosovës për mospërkrahje të Malishevës por në anën tjetër me  vendimet e tij buxheti komunal është dëmtuar në vlerë prej 242 mijë eurosh.

Ndaj kjësaj ka reaguar edhe asamblisti i Vetëvendosjes  në Kuvendin Komunal, Valon Hoti i cili përmes një postimi në fb ka thënë se ‘’Veprimet e papërgjegjshme të qeverisjes lokale në Malishevë i kanë kushtuar buxhetit të qytetarëve hiç më pak se 242 mijë euro, dhe kjo vetëm nga paditë e ngritura ndaj komunës për vendimet e saj të paligjshme.’’

Ai ka pyetur se “A duhet dhënë dikush llogari për këtë?”

Ja statusi i Hotit:

Tashmë është bërë praktikë që komuna të humb raste të caktuara në gjykatë të cilat vijnë si pasojë e vendimeve të marra nga zyrtarë komunal përfshirë kryetarin dhe drejtorët e të cilat lidhen kryesisht me largime nga puna apo edhe të natyrave të tjera , ku më pastaj palët e dëmtuara ngrisin padi ndaj vendimeve të paligjshme. Kurse, nuk përjashtohen as rastet kur paditë ngriten në mënyrë të koordinuar duke u mundësuar palëve qëllimisht që ti fitojnë rastet.

Kopje e raportit financiar të komunës për vitin 2016:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img