Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar për vendimet e fundit që janë marrë nga drejtuesit e kësaj federate.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
- E ka miratuar Kodin Etik të FBK-së.
- E ka miratuar Rregulloren e Anti-Dopingut.
- E ka miratuar Rregulloren për Shpalljen e Laureatëve.
- E ka miratuar kërkesën e KB Bashkimi dhe KB Peja për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike në edicionin 2022/23.
- E ka miratuar listën e personave zyrtarë të ndeshjeve (gjyqtarë/vëzhgues) për edicionin 2022/23.
- E ka vazhduar kontratën e punës të Drejtorit Teknik në FBK edhe për dy vite të tjera.
- Ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave të organizohet më 7 e 9 Tetor 2022 nga KBF Penza në Pejë.