Site icon PrishtinaPress

“Vendim stalinist, ndëshkim për grevat”: Hyseni flet për shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme” në Trepçë

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë “është vendim stalinist”, ka thënë aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, referuar zhvillimeve të fundit ku Kryeshefi Ekzekutiv ua mohoi të drejtën minatorëve edhe për të marrë pushime vjetore – pas predikamentit edhe më të madh që ishin tre muaj pa paga.

Hyseni e quajti “ndëshkim të pastër për grevat” ndërsa tha se ligji për marrëdhënien e punës “nuk njeh nocion të gjendjes së jashtëzakonshme”.

Merreni lexojeni ligjin, prej nenit të parë te i fundit”, tha Hyseni.

Ndëshkim i pastër për grevat. Edhe çka parashihet në ligjin për grevë, gjëja kryesore është mos me u ndëshku pastaj. Çka ka bë ky, pas tre muaj që punëtorët s’kanë marrë paga, masi i kanë marrë pagat, tash p’ju thojnë ‘keni me kompenzu secilën ditë’”, tha ai.

E greva me ditë që është kështu nuk është as grevë. Dhe ju ka ndalu me marrë pushimin vjetor për tre muaj, kjo është parafashizëm”, tha ai.

Exit mobile version