Shëndetësia kosovare, në mesin e shumë problemve, a ka një të tillë edhe me infeksionet intra-spitalore.
Përveç infrastrukturës, që shihet si një prej atyre kyçeve, përmenden edhe thonjtë artificialë.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së tha se ka pasur pakënaqësi lidhur me këto, andaj edhe po shqyrtojnë vendimin.
“Jemi në diskutim për të marrë masa në lidhje me këto çështje”, tha Arënliu – Hoxhaj në Klan Kosova.
Ajo pohoi gjithashtu se po planifikohet që në disa prej klinikave të QKUK-së të ketë edhe rinovime, respektivisht përmirësim të kushteve të trajtimit për pacientët.