Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë sulmuar zyrtarët policorë me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës gjatë mesnatës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, konkretisht te qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.
Sipas Policisë, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë.
