11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Vendi ku nuk duhet të vendosni kurrë pemën tuaj të Krishtlindjes për të shmangur pastrimin e gjilpërave të bredhit

Asnjë skenë festive nuk është e kompletuar pa pemën e Krishtlindjeve, e stolisur bukur me stoli të ndryshme dhe me drita vezulluese. Megjithatë, ata që insistojnë të kenë një bredh të vërtetë duhet të përgatiten për mirëmbajtje shtesë.

Fatmirësisht, kopshtari Monty Don ka ndarë këshillat e tij kryesore për t’u kujdesur për pemët e Krishtlindjeve – dhe rezulton se është një gabim i zakonshëm që shumë njerëz nuk e dinë që po bëjnë. Por me një rregullim të vogël, të pasionuarit e Krishtlindjeve do të jenë në gjendje të kujdesen më mirë për pemët e tyre dhe të shmangin degët e zhveshura të shëmtuara.

E tëra kjo varet se ku e vendosni pemën tuaj të Krishtlindjeve, pasi që ekziston një vend në të cilin ju nuk duhet që ta vendosni atë, sipas profesionistit. Prezantuesi i BBC Gardeners World ndau këshillën e nevojshme në një postim në blogun e tij, raporton Mirror.

Don filloi duke shpjeguar se Bredhi i Norvegjisë (picea abies), Bredhi Nordman (Abies nordmanniana,) dhe Bredhi i Kolorados (picea pungens), janë pemët më të preferuara të Krishtlindjeve. “Të 3 këto pemë janë shumë të mira, kanë virtyte specifike, dhe mund të qëndrojnë pa u prishur për një periudhë të gjatë të sezonit të festave nëse kanë kujdes të mirë”, kishte shkruar ai.

Pra, si duhet të kujdeseni për pemën tuaj? “Kurrë mos e vendosni pemën tuaj të Krishtlindjes pranë një radiatori. Ajo do të përgjigjet duke hedhur menjëherë gjilpërat”, paralajmëroi Don.

“Mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur. Të gjithë këta bredha me gjelbërim të përhershëm janë përshtatur për të përballuar motin e ftohtë të dimrit dhe do të reagojnë ndaj nxehtësisë qendrore duke lëshuar gjethet e tyre për të ruajtur lagështinë”, thotë tutje Monty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img