Një person është vrarë me armë zjarri në një lokal në Klinë dhe një tjetër i plagosur e në gjendje të rëndë, kanë konfirmuaredhe nga Policia e Kosovës.
I vrari dhe i plagosuri, merr vesh Nacionale, janë të rinj në moshë dhe janë nga fshati Jashanicë i Klinës.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënësi i policisë së Kosovës në Klinë.