Site icon PrishtinaPress

Vendi i varrimit të Kadaresë, Rama me kritika: U propozua të varroset te dëshmorët në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po mban fjalimin e tij në homazhet që po mbahen pas vdekjes së shkrimtarit, Ismail Kadare.

Rama, qysh në hyrje të fjalimit të tij, ka përmendur propozimet që u bënë rreth vendvarrimit të shkrimtarit Kadare.

Madje, ai tha se ka marrë propozim që ai të varroset edhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë. Sipas kryeministrit shqiptar ndërkaq, këto propozime janë të pakërkuara.

“Ndërkohë, qysh se lajmi i vdekjes së Ismail Kadaresë mori dhenë, në kutinë e mesazheve të shpeshta të ditëve të mija të zakonshme, më vinin edhe opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vendvarrimin e tij. I lexoja dhe kujtoj Ismailin. Përpiqesha të merrja me mend se si do t’i merrte ai ato propozime të pakërkuara për ta varrosur te vëllëzërit Frashëri, te parku përballë Rognerit, tek fusha e gjelbërt prapa Kryeministrisë, te varrezat e dëshmorëve të luftës nacionale çlirimtare, deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.” – tha Rama, transmeton Nacionale.

“Nuk e di dot çka do të thoshte, por e di njësoj si ai arkmort ku është shtrirë trupi i tij, se po t’ia kasha treguar dotë vigjiljen time të këtij ceremoniali dje në darkë, atje në Durrës te shtëpia buzë detit ku u mbyll për të ndjekur perëndimin e diellit të vet si një spektator i zbritur nga jeta e gjatë në Zenith, do të argëtohej shumë.” –tha ai tutje.

Ndërkohë, sipas mediave në Shqipëri, Kadare do të varroset te varrezat e Tufinës.

Për homazhe, në Tiranë po qëndrojnë edhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij, deputetë e kryetar komunash.

Exit mobile version