Është Sherif Gosalci nga kjo agjenci që ka thënë se Ditëve në vazhdim, vendi do të goditet nga një valë e re reshjesh, shoqëruar edhe me acar në mesjavë.
“Reshjet që në fillimjave do të jenë të shiut, mbasditën e së mërkurës dhe të enjtes do të shndërrohen edhe në reshje bore të intensitetit mesatar e herë-herë edhe në formë rrebeshesh”, ka shkruar Gosalci në Facebook.
“Përveç që bora vende-vende do të krijojë shtresë të theksuar, për shkak të sasisë së reshjeve që priten, vërshimet do të jenë të pashmangshme!”.