Site icon PrishtinaPress

Vendet nordike mbështesin Ukrainën për anëtarësimin në NATO

Pas bisedimeve me Volodymyr Zelenskyn, 5 vende nordike kanë thënë se mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.

Udhëheqësit e Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës thanë në një deklaratë të përbashkët se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre “për aq kohë sa të duhet“.

Ukraina ka konkurruar për t’u bërë një anëtare e BE-së dhe aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, por afatet kohore për të dyja mbeten të paqarta.

Në deklaratë, vendet thanë se do të mbështesin fuqimisht Ukrainën në përmbushjen e kërkesave të saj për të filluar bisedimet e pranimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Ata ranë dakord gjithashtu për nevojën për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Zelensky është aktualisht në Helsinki, Finlandë, për një samit njëditor me liderët nordikë.

 

Exit mobile version