3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Vendet e G20 shtyjnë përpara planin për taksimin e gjigantëve të teknologjisë

Grupi i ministrave të 20 vendeve më të fuqishme të botës ranë dakord ditën e Shtune të përpilonin rregulla të përbashkëta të cilat do të mbyllin hendeqet e përdorura nga gjigantët e teknologjisë si Facebook për të reduktuar taksat që paguajnë.

Facebook, Google, Amazon dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë përballen me kritika për reduktimin e taksave që paguajnë duke drejtuar fitimet dhe të ardhura në vende me taksa të ulëta pavarësisht ku ndodhet konsumatori i tyre fundor.

Praktika të tilla janë parë si të pandershme nga shumë. Rregullat e reja do të thotë taksa më të lartë për firmat shumëkombëshe por gjithashtu do ta bënte të vështirë edhe për vendet me taksa të ulëta si Irlanda për të tërhequr investime të huaja direkte.

Britania dhe Franca ka qenë zërat më të fuqishëm në mbështetje të taksës ndaj kompanive të teknologjisë. Nga ana tjetër SHBA, shtëpia e këtyre firmave, ka shprehur shqetësime për propozimet e Britanisë dhe Francës duke thënë se po shënjestrohen në mënyrë të padrejtë.

Në Evropë gjigantët e teknologjisë drejtojnë të ardhurat në Luksemburg apo Irlandë për të paguar taksa sa më të ulëta për përdoruesit Evropianë të shërbimeve të tyre.

Në fillim të këtij viti vendet më të fuqishme të botës ranë dakord në parim që të aplikonin rregulla të reja ndërkombëtare për taksimin duke qenë se të vjetrat janë “parakaluar” nga avancimet e shpejta në teknologji.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img