2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vëllezerit në Prizren bëhen llom me njëri-tjetrin për pronë, arrestohen nga Policia

Zënkat e mosmarrëveshjet për prona në vendin tonë janë shumë të shpeshta.

Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht.

Në një konfrontim fizik janë përfshirë mbrëmë pas mesnate edhe dy vëllezër në Prizren, të cilët përfunduan në spital si pasojë e lëndimeve që ia shkaktuan njëri-tjetrit.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor, ata janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ata dyshohet se për shkak të një konflikti verbal rreth çështjeve pronësore, janë përfshirë në përleshje me grushte.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img