Site icon PrishtinaPress

Vëllau i Armend Mujës së Vetëvendosjes prapa Bedri Hamzës në tubimin e PDK-së në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim me qytetarë në Mitrovicë.

Hamza ka shkruar në rrjete sociale se janë duke u bashkuar për Kosovën.

Ajo që ra në sy gjatë këtij tubimi është se në rreshtat kryesor të këtij tubimi të PDK-së ishte Gazmend Muja, vëllau i deputetit të LVV-së Armend Muja, raporton Mitropol.

Ndryshe, edhe Armend Muja para disa vitesh ishte kritik i madh i Vetëvendosjes, së fundmi qarkulluan disa statusa të mëparëshëm të tij në Facebook, ku ishte kritik shumë i madh i kësaj partie.

Exit mobile version