Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim me qytetarë në Mitrovicë.
Hamza ka shkruar në rrjete sociale se janë duke u bashkuar për Kosovën.
Ajo që ra në sy gjatë këtij tubimi është se në rreshtat kryesor të këtij tubimi të PDK-së ishte Gazmend Muja, vëllau i deputetit të LVV-së Armend Muja, raporton Mitropol.
Ndryshe, edhe Armend Muja para disa vitesh ishte kritik i madh i Vetëvendosjes, së fundmi qarkulluan disa statusa të mëparëshëm të tij në Facebook, ku ishte kritik shumë i madh i kësaj partie.