Marko Jabllanoviqit sot i është përcaktuar masa e paraburgimit 30 ditësh nga një Gjykatë në Serbi me dyshimin se me tre persona të tjerë ka marrë pjesë në prodhimin dhe në shpërndarjen e 2.8 kg drogë, marihunë.
Ai është vëllai i sekretarit shtetëror të Serbisë në Ministrinë për Punë Aleksandar Jablanoviq dhe ish – ministër në Qeverinë e Kosovës i shkarkuar me presionin qytetar për deklaratat fyese për nënat e viktimave të Gjakovës nga makineria e luftës serbe, transmeton Koha.net.
Marko Jablanoviq është arrestuar të premten në një veturë zyrtare të qeverisë serbe.
Ministria ku punon vëllai i tij, siç njofton gazeta kurir, ka përgënjeshtruar që në veturën e saj të jetë gjetur drogë.