Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ku 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) dhe më pas veten.
Erjon Sinani bashkëshorti i Migena Sinanit tha se ditën e tragjedisë nuk ndodhej në shtëpi. Ai thotë se punon taksist për të siguruar një jetesë më të mirë, për fëmijët e tij.
Apeli i vetëm që ka, është ndihma për të rritur dy fëmijët e mitur jetimë.
Në një intervistë për Abc, Erjoni ka bërë me dije se lajmin e ka marrë vesh nga prindërit të cilët i kanë thënë se në shtëpi ka ndodhur hataja.
“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tokë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë.“, është shprehur bashkëshorti i Migenës./PrishtinaPress/